
Një video e momenteve të fundit të tifozit 29-vjeçar i AEK-ut, Michalis Katsouri, i cili humbi jetën pasi u godit me thikë nga disa tifozë është publikuar në mediat sociale.
Në videon e publikuar, Michalis shihet duke vrapuar drejt një supermarketi në një ndër rrugët në Nea Filadelfia, pas goditjes me thikë, i cili shihet i veshur me një bluzë blu, pantallona të shkurtra, me një kapuç ku i mbulohet fytyra, doreza dhe në dorën e majtë shihet duke mbajtur një skafandër motori.
29-vjeçari i gjakosur shihet duke u ulur pas një frigoriferi akulloresh, teksa pronarët e supermarketit mbetën të shtangur nga veprimi i tij, raporton Protothema.
Sipas raportimit të policisë, 29-vjeçari është futur në supermarket vetëm për t’u fshehur.
Në video shihet edhe një grua së bashku me një burrë ku i japin Michalis, i cili nuk mund të mbajë as kokën lart, një letër për t’u fshirë teksa gjakderdhja e tij po vazhdonte.
Ata u përpoqën për t’i dhënë ujë 29-vjeçarit, teksa në të njëjtën kohë përpiqeshin të informonin dikë për situatën e ndodhur.
Në një moment në video shihet se ai tenton të ngrihet në këmbë, por ai nuk kishte mjaftueshëm fuqi për tu ngritur, i cili më pas bie sërish në tokë.
Sipas informacioneve, në minutat në vijim Mihalis ka humbur edhe më shumë forcën nga gjakderdhja që i shkaktoi goditja fatale në arterien brachiale, nga e cila gjeti vdekjen.
Ντοκουμέντο από τη δικογραφία για τη δολοφονία του Μιχάλη: Φτάνει στο περίπτερο χτυπημένος από το μαχαίρι pic.twitter.com/urcsuhaMJ2
— kakajason (@kakajason50) August 17, 2023