
Një sherr u shënua mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku mbeti i plagosur Kei Piu 26 vjeç. Sherri u shënua mes disa të rinjve të cilët u përplasën me sende të forta.
Në lidhje me ketë ngjarje është arrestuar 26-vjeçari që u plagos, pasi ka tentuar të fshehë ngjarjen dhe akuzohet për “‘veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Mësohet se Kei Piu ka deklaruar se është lënduar në ambientet e palestrës që ka në pronësi. Po kjop dëshmi hidhet poshtë nga policia, e cila ka pamje filmike nga lokali ku u shënua ngjarja.
I riu në fjalë nuk është një person i panjohur për policinë, pasi në 2020 i ka shpëtuar një atentati. Në 2020 Kei Piu teksa po drejtonte makinën e tij tip “Range Rover”, nga breshëria e plumbave është plagosur në këmbë. Pas atentatit ai është marrë nga Patrulla e Policisë dhe është çuar në spital. Para policëve atë ohë ai dëshmoi se nuk e ka parë personin që e ka qëlluar.