Categories Lajme

U premtonin BE-në për 500 euro, kapen 5 persona! Fusnin emigrantët në bagazhin e makinës

Pesë persona janë arrestuar nga policia pasi u kapën duke transportuar 25 emigrantë të paligjshëm. Në pranga janë vënë S. L., 20 vjeç; S. Y., 20 vjeç; E. D., 22 vjeç dhe F. F., 21 vjeç, banues në fshatin Burizanë, Krujë. Njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim më herët për të njëjtën vepër penale. Ata u kapën në dalje të qytetit të Maliqit, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me automjetet tip “Range Rover” dhe “Benz”, 21 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 500 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi A. V., 20 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë.  Ai u kap në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar gjithashtu kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga pamjet e publikuar nga Policia e Shtetit duket se këta persona i transportonin emigrantët në kushte mjaft të rënda. Për të shmangur kontrollet e policisë udhëtonin me makina të vogla për 4-5 persona, por duke qenë se kapaciteti i emigrantëve e kalonte këtë shifër, ata detyroheshin të futeshin edhe në bagazhin e makinave. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

“Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. U kapën duke transportuar 25 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 5 shtetas. Njëri prej të arrestuarve ishte shpallur në kërkim dy herë më parë nga Policia, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. L., 20 vjeç; S. Y., 20 vjeç; E. D., 22 vjeç dhe F. F., 21 vjeç, banues në fshatin Burizanë, Krujë, të cilët janë kapur në dalje të qytetit të Maliqit, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetet tip “Range Rover” dhe “Benz”, 21 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 500 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Shtetasi S. L. ka rezultuar person i shpallur në kërkim më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve kryer në bashkëpunim” në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 05.08.2020, në unazën e qytetit të Pogradecit, ku në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë (të arrestuar) po transportonin 3 emigrantë të paligjshëm, si edhe për ngjarjen e ndodhur më datë 11.09.2020, ku 20-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në fshatin Cangonj, Devoll, pasi kanë konstatuar se ishin vënë në ndjekje nga Policia, kanë braktisur mjetin tip “Volksëagen” brenda të cilit u gjetën 14 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Gjithashtu është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi A. V., 20 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi u kap në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME