Categories Lajme

U premtuan Evropën kundrejt 500 eurove, kapen të rinjtë me 20 emigrantë

Policia e Korçës ditën e sotme ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas shqiptar nën akuzën e trafikimit të qënieve njerëzore. Mësohet se tre të rinjtë me banim në Tiranë kanë tentuar të trafikojnë 20 emigrantë të paligjshëm përmes vendit tonë me diestinacion vendet e BE-së kundrejt një pagese prej 500 euro për person.

Njoftimi i plotë i policisë: Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. Në kuadër të këtij operacioni, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Kapen duke transportuar 20 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 3 shtetas, dy prej të cilëve gjatë ndjekjes nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Komisariatet e Policisë Korçë, Devoll, Maliq, Pogradec, Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Korçë dhe FNSH, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast si rezulat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K.Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë

R.R., 29 vjeç, banues në Sauk, Tiranë

K.B., 27 vjeç, banues në Sauk, Tiranë.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nga fshati Eçmenik-Devoll, në drejtim të Tiranës, 20 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 500 euro iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Transportimi i shtetasve të huaj kryhej, me mjetin tip “Roulotte”, me drejtues shtetasin K. Sh., ndërsa dy shtetasit e tjerë R. R., dhe K. B.,udhëtonin me mjetin tip “Volksëagen Golf”, të cilët në afërsi të fshatit Gështenjas, gjatë ndjekjes së tyre nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por u kapën dhe u ndaluan. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME