Categories Lajme

“U prishën interesat”/ U dhunua me sende të forta, flet drejtori i OSHEE-së: S’kam patur probleme me të akuzuarit

Drejtori i OSHEE-së në Lezhë, Edmir Përndreca, i cili u dhunua disa javë më parë me sende të forta, ka pretenduar se ngjarja ndodhi për shkak të detyrës.

Ai tha për mediat se nuk i njeh dy të akuzuarit dhe Sebastjan Malotaj dhe Leonard Pepa, ndaj të cilëve sot gjykata dha masën e sigurisë arrest me burg për veprat për plagosje e rëndë me dashje dhe goditje për shkak te detyrës.

“Mund të jetë lëvizje punonjësish që prishin interesa”, pretendoi Perndreca, duke sqaruar se kurrë s’ka pasur probleme me dy të arrestuarit.

“Është diçka ekstreme, s’mund t’i dalësh kështu një zyrtari, ka zyrë ka komunikim, por jo rrugëve”, shtoi drejtori i OSHEE-së Lezhë, ndërsa theksoi se do vazhdojë të bëjë punën, ashtu siç e ka bërë deri tani.

“Goditja është për shkak të detyrës absolutisht që po se nuk kam pasur probleme të tjera. Duke pretenduar gjithmonë që me treguesit me arrit në nivele maksimale normal që prishen interesa, ndodh edhe kjo. Qoftë e lëvizje punonjësish që prishin interesa dhe për ato edhe kjo pjesë e saj. Por jemi kthyer në punë pa u tërheq në asnjë moment për të zbatuar ligjin e për të bërë detyrën. S’na ka qëlluar asnjëherë të rrimë me nivele të tilla. Absolutisht kurrë s’kam pasur probleme me dy të akuzuarit. Përderisa si kam njohur, si do kisha probleme me ta? Do të flasë ligji dhe do zbardhet ngjarja. Nuk ka pasur asnjëherë raste të tilla, është diçka ekstreme, s’mund t’i dalësh kështu një zyrtari, ka zyrë, ka komunikim, por jo rrugëve. Do vazhdoj punën siç e kam bërë deri tani”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME