Lajme

U propozuan nga kryeministri Rama/ Miratohen në Kuvend dekretet e shkarkimit dhe emërimit të ministrave të rinj, opozita kërkoi debat

Dekretet e ministrave të ri rinj janë miratuar sot në Kuvend gjatë një seance të posaçme plenare.

Propozimi i ministrave të rinj është bërë disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pas miratimit në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen tek Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Arbjan Mazniku i propozuar si Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor mori 73 vota pro, 35 kundër dhe asnjë abstenim.

Albana Koçiu, e propozuar në pozicionin e Ministres së Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale mori 73 vota pro, 1 abstenim dhe 32 kundër.

Igli Hasani, i propozuar nga Rama për pozicionin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme siguroi në Kuvend 74 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim.

Ogerta Manastirliu, e propozuar në pozicionin e Ministres së Arsimit dhe Sportit mori 72 vota pro, 35 kundër dhe një abstenim.

Nga ana tjetër, Anila Denaj, e propozuar në pozicionin e Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit siguroi 73 vota pro, 27 kundër dhe asnjë abstenim.

Ervin Mete shkarkohet si anëtar dhe drejtor i AMF-së me 95 vota pro, 1 abstenim dhe 5 kundër.

Ministrat që pritet të marrin detyrën dhe ata që largohen:

Ministri i Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu

Ministri i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor-Emërohet Arbjan Mazniku

Ministri i Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close