Lajme

U qëllua me thikë pasi ndërhyri për të shuar një konflikt, Balla viziton në spital policin e plagosur

Ashtu siç edhe u njoftua, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vizituar sot në spital efektivin e policisë që u plagos mbrëmjen e së martës në Pilur, pasi ndërhyri për të shuar një konflikt mes disa personave.

Nga spitali i Vlorës, ministri Balla deklaroi se efektivi Redin Çaushaj ndodhet tashmë jashtë rrezikut për jetën

“Efektivi është nën kujdes intensiv. Jemi më të qetë pasi është jashtë rrezikut për jetën”, deklaroi Balla.

Kujtojmë se mbrëmë Theodhori Mërkuri, 60 vjeç, plagosi me thikë efektivin e policisë, Redin Çushaj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close