Categories Lajme

U raportua nga familjarët i zhdukur, gjendet i mbytur në lumin Shkumbin një person

Një person është gjendur paraditen e sotme i mbytur në lumin Shkumbin në Tetovë. Lajmi konfirmohet nga autoritetet e policisë teksa mësohet se viktima është gjendur në fshatin Falisht.

Sipas autoriteteve viktima është 62-vjeç dhe më 31 dhjetor të vitit që lamë pas ishte raportuar i zhdukur.

Njoftim: Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka njoftuar se sot, rreth orës 11:30-11:40, në ujërat e lumit Shkumbim në zonën e fshatit Falisht të Tetovës, është gjetur trupi i pajetë i personit I.L. (62) nga Tetova.

Ai ishte raportuar se më datë 31.12.2021 është larguar nga shtëpia. Ekipi i SPB Tetovë në koordinim me prokurorin publik ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes./ Gazeta Shqip

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME