Categories Lajme

U rikonstruktua në 2018/ Vokshi-Veliajt: “Sami Frashëri”, kush mban përgjegjësi?

Një prej shkollave të dëmtuara është dhe gjimnazi “Sami Frashëri” në kryeqytet, i rikonstruktuar dhe inaguruar nga bashkia e Tiranës, më 9 korrik 2018, dhe si gjithmonë kryebashkiaku Erion Veliaj nuk mund të rrinte pa propagandën e tij në televizione.

Lidhur me këtë ka ardhur dhe një reagim nga ish-deputetja demokrate Albana Vokshi, e cila i ka drejtuar disa pyetje kryebashkiakut Erion Veliaj, ku një ndër to është se kush mban përgjegjësi nëse tërmeti do të kishte rënë gjatë ditës kur mijëra nxënës do ishin në ambjentet e shkollës.

Reagimi i plotë:

Gjimnazi Sami Frashëri është rikonstruktuar dhe inaguruar në 9 korrik 2018 nga Kryetari i Bashkisë Veliaj, që nuk do e humbte kurrë një mundësi të tillë dalje propagande.

Sipas mediave, rikonstruksioni u bë me mbështetjen e kompanisë “Philip Morris” dhe organizatës “Milieukontakt Shqipëri”. Në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit e Kryetarit të Bashkisë thuhet që u rikonstruktuan fushat sportive brenda dhe jashtë shkollës, sallat e zhveshjes, dyert e klasave, si dhe laboratorët shkencorë (biologji, kimi dhe informatikë).

Në dt 9 korrik 2018, Kryetari i Bashkisë Veliaj ka shkuar edhe më tej duke siguruar prindër, nxënës e mësues që “është çështje kohe që investime të tilla të prekin të gjitha shkollat në kryeqytet”.

Por, pas tërmetit të 26 Nentorit, shkollës “Sami Frashëri” i është vënë shiriti prej dëmtimeve që ka pësuar.

Pushimi i Drejtoreshës militante të gjimnazit nuk duhet ta mbyllë këtë cështje që mund të kishte pasur pasoja të rënda nëse tërmeti do kishte rënë gjatë ditës kur mijëra nxënës do ishin në ambjentet e shkollës.

Sot Kryetari i Bashkise Erjon Veliaj duhet t’i pergjigjet disa pyetjeve:

– Kush mban përgjegjësi për shkollën “Sami Frashëri”?
– A janë kolauduar punimet e rikonstruksionit të shkolles nga kompani private? A është bërë marrja në dorëzim e punimeve nga ana e bashkisë?
– Si u përzgjodhën kompnitë që bënë rikonstruksionin?
– Sa është shpenzuar për këtë rikonstruksion?
– A mban përgjegjësi Kryebashkiaku Veliaj që siguroi nxënësit e prindërit që shkolla ishte e sigurt?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME