Categories Lajme

U rrëmbye nga shokët e rivalit që shante, policia e Tiranës gjen “mbretin” e Instagramit

Policia e Tiranës ka mundur të gjejë vendodhjen e Kozak Braçit, i njohur ndryshe i mbreti i “Instagramit”, i cili u denoncua si i rrëmbyer nga familjarët e tij. Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre. Në rrjetin social “Tik Tok”  qarkulloi një video, ku Kozak shihet në një makinë me disa persona të tjerë, të cilët e godasin, e shajnë dhe e detyrojnë të thotë fjalë banale.

Kozak është marrë nga shokët e një reperi kundërshtar, që ai e shante në rrjetet sociale. Ai është futur me forcë në makinën e tyre, sapo ka zbritur nga një taksi.

Sqarim i Policisë së Tiranës. Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për rrembimin e shtetasit K. B, ju bëjmë me dije se: Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME