Lajme

“U rrezikohet jeta”, Artan Hoxha zbulon skandalin e madh të Prokurorisë së Vlorës: Si mund t’u japësh emrat e skuadrës së “Operacionales” Greqisë, kur këta kanë ngritur në këmbë Uashingtonin dhe Brukselin për Belerin

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në një intervistë televizive ka zbuluar një fakt të rëndë që prokurorët i kanë dorëzuar diplomatëve grekë prova për Belerin, ku janë edhe emrat e skuadrës operacionale që ka kryer aksionin në Himarë, të cilat më pas kanë përfunduar në mediat greke. Sipas Hoxhës, atyre u rrezikohet jeta.

Artan Hoxha: Prokuroria ka bërë një gafë tjetër. Të trembur dhe të kompleksuar nga diplomatët grekë, kishin dhënë gjithë letrat sekrete diplomatëve grekë. I pashë në mediat greke. E di çfarë pashë? Emrat e skuadrës operacionale të Tiranës.

Si mund t’ja japësh këtë një vendi që je në konflikt të hapur? Që kryeministri, ministri i jashtëm, ministri mbrojtjes, kanë ngritur në këmbë nga Uashingtoni në Bruksel.
I bëj thirrje skuadrës që ka kryer këtë operacion, ka bërë detyrën, nëse ka shkelje e nxjerr gjykata. Në rastin konkret kush ja ka dhënë një media në Greqi emrat e skuadrës operacionale? Unë them se ka video, por  nuk e nxjerrim, sepse prishen hetimet.

Si mund të dalin emrat e skuadrës operacionale kur ata nuk njihen? Atyre u rrezikohet jeta. Nëse i ndodh gjë atij, unë ja kërkoj Edi Ramës dhe Mitsotaqisit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close