
Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë teksa po transportohej në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
50-vjeçari nga fshati Zvezdë, Maliq, u rrëzua duke marrë dëmtime në kokë, ndërsa raportohet se në ato momente ishte në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 17.02.2023, rreth orës 16:26, ka ndërruar jetë gjatë rrugës kur po transportohej me ambulancë drejt spitalit të Korçës, shtetasi H. B., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq.
Nga të dhënat e para dhe dëshmitë e marra familjarëve të tij, dyshohet se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar në banesën e tij dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.