Categories Lajme

U rrëzua nga lartësia gjatë një grabitjeje në Itali, ndërron jetë 35-vjeçari shqiptar

Ka ndërruar jetë një prej dy shqiptarëve të cilët u aksidentuan gjatë një grabitjeje të një magazine të materialeve të lëkurës në Itali. 35-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra në kokë si pasojë e rënies nga lartësia 6 metra. Të dy shqiptarët, kishin rënë nga çatia e një kasolle në San Donnino ku kishin tentuar të kryenin një vjedhje.

I plagosuri tjetër ndodhet gjithashtu në spitalin Careggi, por jashtë rrezikut për jetën. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale e cila rezultoi me sukses.

Shqiptarët u transportuan me urgjencë në spital pas aksidentit të grabitjes, ndërkohë që policia mundi t’i gjente përmes analizave të AND-së. Mister mbetet person i cili ka bërë transportimin e shqiptarëve në spital, ndërkohë që po vijon puna për identifikimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME