Categories Lajme

U sekuestrua gjatë operacioit shpirti? Ja kush e administron lokalin e preferuar të politikanëve

Këtu jemi në plazhin e Golemit. Lokali që shihni është ndër më të njohurit në zonë, i preferuar së tepërmi nga politikanë e zyrtarë të lartë. “Alto Mare” është në pronësi të shtetasit Everest Kurti. Në fakt, pronari i vërtetë është babai i tij Saimir Kurti, një emër shumë i njohur për instancat ligjzbatuese. Ai ka qenë drejtor i Zyrës së Punës në Kavajë, si i zgjedhur i Partisë Socialiste.

Së fundi, Kurti u arrestua në kuadër të operacionit të bujshëm “Shpirti”. Ai ishte pjesë e një rrjeti të fuqishëm ndërkombëtar që kishte trafikuar lëndë narkotike me vlerë 55 milionë euro. Kurti, mbahet mend edhe si autor i një plagosje të 3-fishtë në Kavajë në vitin 2016, por me sa duket ia kishte hedhur drejtësisë. Ai vijonte aktivitetin e trafikut duke investuar në lokale luksoze.

Ky është vendimi i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar që vendos nën sekuestro mes të tjerash edhe lokalin luksoz. Por, biznesi ende nuk është marrë në administrim nga Agjencia e Aseteve të Sekuestruara dhe prodhon ende para’ për llogari të organizatës së trafikut.

“Kur merret një vendim gjykate, ekzkuetuesi i tij është oficeri policisë gjyqësore, ne marim ato që na jep OPGJ që varet nga prokurori a ka pasuri të pa mara në amdisnitrim. Po patjetër, janë shumë të pa marra. Janë pjesë e institucioneve të tjera për të cilat nuk dua të flas” u shpreh Qirjako Theodhori, Kryeadministrator AAPSK

“Nëse pasuria nuk sekuestrohet në momentin e duhur, vetë mënyra si është ndërtuar legjislacioni penal apo antimafia, apo anti KCK është i tillë që masa të meret në kohën e duhur që më pas personi mos ketë mundësi të bëjë veprime që humbasin gjurmët” u shpreh Erinda Skëndaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Kurti ka në pronësi një tjetër lokal me të njëjtin emër në Tiranë, në një prej komplekseve residenciale më luksoze. Edhe aty, vijon aktivitetin normalisht. Për biznese të tilla, edhe në objektin e Ligjit të Administrimit të Aseteve Kriminale synim është mbarëvajtja e aktivitetit. Por, problemi është se kjo duhet bërë nga Agjencia në mënyrë që krimit të organizuar ti priten burimet ekonomike dhe fitimet të shkojnë për të mirën publike.

“Është një hallkë shumë e rëndësishme lidhja midis Agjencisë, Prokurorisë dhe Gykatës them që kjo ka shumë vend për të punuar aty që shkon paralelisht me një autoritet më të fortë që duhet të ketë Agjencia, një lloj pavarësie” u shpreh Juliana Hoxha, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME