Lajme

U shfaq në përgjime duke dhënë para për vota

Policia e Tiranës ka arrestuar kandidatin për deputet të LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit, Etion Joka, i cili akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje. 32-vjeçari u shpall në kërkim disa muaj më parë nga Policia e Tiranës dhe dosja në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Apeli i GJKKO-së ka vendosur masën arrest me burg për Jokën në mungesë, ndërsa SPAK i kishte dërguar kërkesë policisë së shtetit për kapjen dhe arrestimin e tij Joka, shfaqej në një video të publikuar në media duke dhënë para për vota.

Njoftimi i arrestimit sot: Nga specialistët për Hetimin e Korrupsionit u bë ekzekutimi i vendimit penal, për shtetasin E. J, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: