Categories Lajme

U shtri barkas, gazetari në prokurori: U dhashë videot që filmova me telefon

Gazetari i News24, Ergys Gjencaj është thirrur në prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar një ditë pasi policia e shtriu në tokë forcërisht sepse me telefon po filmonte në dinamikë të gjithë ngjarjen që ndodhi në zonën e “Varrit të Bamit” në Tiranë, ku forcat policore ishin në një aksion për arrestimin e një të kërkuari të drejtësisë në Tiranë.

Pas daljes nga Prokuroria gazetari Gjencaj tha se ka dhënë dëshminë e tij dhe bëri apel që institucionet e drejtësisë të zbardhin ngjarjen. “U thirra nga ana e prokurorisë për të dhënë dëshminë time përsa i përket ngjarjes së djeshme.

Unë kreva detyrën time dhashë dëshminë time duke treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes po ashtu dhashë edhe dy videot e regjistruara nga aparati im celular dhe apeloj që institucionet e drejtësisë të hedhin dritë mbi ngjarjen dhe të vendosin drejtësi” tha Gjençaj.

Prokuroria do marrë në pyetje edhe 5 efektivët e policisë që u përfshinë në këtë incident, hetime ndaj të cilëve po kryen edhe nga SHÇBA./ BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME