Lajme

U vetëplagos aksidentalisht, 39-vjeçari dërgohet në Tiranë

Një 39-vjeçar nga Korça është vetëplagosur me pistoletë aksidentalisht në këmbë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së kaluar.

Shtetasi E.M, pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Më datë 29.11.2018, rreth orës 23:00, shtetasi E.M, 39 vjeç, banues në Korçë, aksidentalisht është vetëplagosur në këmbë me armë zjarri tip pistoletë.

Shtetasi E.M, pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, të cilën e posedonte pa lejen e organeve kompetente dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close