Categories Lajme

U vetëvra në burg / Zbulohet letra, çfarë i kërkoi shqiptarja Maria de Filippit për të dalë nga “rruga e errët”

Vdekja e shqiptares që i dha fund jetën në burgun italian tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja e ndodhur në gusht të vitit 2022 u trajtua gjerësisht nga mediat italiane edhe për faktin se gjyqtari që kishte dosjen e saj kërkoi falje publike në funeralin e 27 vjeçares, e cila ishte me origjinë nga Shqipëria por rritur në Itali.

Së fundmi mediat italiane kanë sjellë në vëmendje ngjarjen e rëndë, pasi është zbuluar se e reja Donatella Hodo, kishte bërë një përpjekje për të dalë nga rruga e errët ku ishte futur për shkak të varësisë së saj nga droga. Ajo kishte kërkuar ndihmën e Maria de Filippit, duke i shkruar kësaj të fundit një letër e cila nuk mbërriti asnjëherë në duart e moderatores së njohur italiane.

“Përshëndetje Maria, po ju shkruaj këtë letër për t’ju treguar historinë time dhe për t’ju kërkuar ndihmë. Unë quhem Donatella Hodo, sapo kam mbushur 26 vjeç, kam origjinë shqiptare por jam rritur në Itali. Tani për fat të keq e gjej veten në burgun e Montorios, përfundova këtu sepse kam pasur një fëmijëri dhe adoleshencë të vështirë me kaq shumë probleme, nuk pata forcë të reagoja dhe gjeta ngushëllim tek droga… Maria…, kam ende një jetë përpara, dua të qetësohem, të kem një të ardhme, të kthehem në kontakt me familjen time të mrekullueshme… Sot kam dëshirën, guximin dhe dua të ndryshoj, dua të filloj nga e para dhe të lë çdo gjë pas krahëve, kam nevojë për ndihmë, për të gjetur një punë…” ka shkruar Donatella, raportojnë mediat italiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME