Lajme

U vra duke tentuar të shuante sherrin e shokut të tij, 23-vjeçarit shqiptar ishte shpallur kampion xhudoje

Klajdi Bitri, shqiptari që u vra ditën e sotme në Ankona të Italisë pasi u godit në gjoks me një shtizë peshkimi nga një algjerian, ishte shpallur kampion xhudoje vitin e kaluar.

Viktima Klajdi Bitri, i lindur në Itali, me baba shqiptar stërvitej në klubin e xhudos Samurai Xhesi. Në 19 mars 2022 ai u shpall kampion i Shqipërisë në xhudo në kategorinë 66 kilogramë.

23-vjeçari, i shpallur kampion në sportin e xhudos një vit më parë, u vra në Sirolo, një zonë e Ankonas në Itali pasditen e së dielës më 27 gusht 2023.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close