
Edmond Papa 49 vjeç ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në rrugën “Fadil Bodinaku” në qytetin e Tiranës. Ai është ekzekutuar me nëntë plumba pranë një lokali, sapo doli nga automjeti i tij tip G-Clas, teksa policia ende nuk ka gjurmë të autorit.
Edmond Papa është me origjinë nga Fieri, por banues prej disa kohësh në qytetin e Sarandës. 49-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Traumës, teksa policia thotë se ka sekuestruar të gjitha pamjet e kamerave në zonë.
Viktima jetonte pranë lokalit ku ndodhi ngjarja, në një vilë tre katëshe në emër të vëllait të tij. Sic duket ai kishte dalë në ambinetet e lokalit për të konsumuar kafe, dhe autori ka ruajtur lëvizjet e tij duke e qëlluar disa herë. Viktima ka marrë plage të rënda e fatkëqisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Sipas dëshmitarëve, autori ka qenë një person me kapuç, i cili është larguar me shpejtësi, duke u futur nëpër rrugicat e lagjes së selitës dhe si rrjedhojë ka humbur edhe gjurmët.
Edmond Papa ka në pronësi një hotel në Sarandë, teksa njihet edhe si biznesmen ndërtimesh.