Lajme

U vra nga kolegu i tij në komisariat, ky është polici i ndjerë Çaush Saliasi

Mbrëmjen e djeshme në komisariatin nr.3 në rrugën “Mine Peza” Tiranë, polici 25-vjeçar, Ludian Zaimi, vrau me armën e shërbimit, kolegun 55-vjeçar Çaush Saliasi.

Ky i fundit nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra, pasi ishte qëlluar 6 herë nga polici tjetër, Ludian Zaimi.

Nga hetimet paraprake se autori ngjarjes tragjike rezulton se kurohej me ilaçe degresive.

Viktima kishte mbi 20 vite që punonte si efektiv në Polici, ndërsa Zaimi i ishte bashkuar uniformave blu rreth 1 vit e gjysmë më parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:20 në ambientet e brendshme të komisariatit, konkretisht në zyrën e instruktazhit, pak para se të merrnin turnit.

Mësohet se dy efektivët janë konfliktuar më herët dhe zënka mes tyre ka përfunduar deri në shkrepje arme që i mori jetën 55-vjeçarit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close