Categories Lajme

U vra sot në Elbasan/ ‘Baba i tre vajzave, njeri punëtor’, Bujar Çela nuk fliste me të vëllanë…

Ndërsa kanë kaluar disa orë nga ekzekutimin i taksistit Bujar Çela në Bradashesh të Elbasanit, si shenjë hakmarrje për vëllain e tij të shumëkërkuar pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, por edhe për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës, mësohen të tjera detaje. Ai ishte baba i tre vajzave, i martuar dhe jetonte në këtë zonë. Fqinjët e njohin për njeri të qetë, punëtor dhe që shihte hallet e tij. Ndërsa me të vëllanë, Talo Çela thuhet se nuk kishte marrëdhënie, madje vitet e fundit nuk flisnin, sidomos pas rrugës kriminale të ndjekur prej tij.

“Kam mundur të shkoj në afërsi të banesës së Bujar Çelës, trupi i të ndjerit nuk ka mbërritur ende në shtëpi. Ai është baba i tre vajzave, jetonte në këtë zonë, njihej si njeri shumë i qetë. Dyshohet që është vrarë në shenjë hakmarrje për vëllain, por nuk ka pasur marrëdhënie të mira me të, sidomos vitet e fundit kur drejtimet e tyre në jetë kanë qënë të ndryshme. Bujari ishte taksist, ngrihej herët në mëngjes dhe punonte, ndërsa i vëllai i përqendruar në rrugë kriminale ndaj tij ka 2 urdhër-arreste”,- shkruan gazetarja e Balkanweb.

Për ngjarjen ka të shoqëruar të shumtë në polici, si dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë në lokal dhe në rrugë për të kuptuar lëvizjet e autorëve. Ndërkohë që 1 orë pas vrasjes në lokalin ku u ekzekutua Çela njerëzit vijojnë përditshmërinë e tyre, janë të qetë e pinë kafe, ndërsa gjithçka ndodhi duket se u harrua në pak orë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME