Lajme

U vunë në lëvizje dy komisariate, policia ndalon 36-vjeçarin në Tiranë

Policia e Tiranës bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative se një person mbante a rmë z jarri në banesë, kanë zhvilluar një kontroll në shtëpinë e tij dhe e kanë vënë në pranga. Mësohet se i arrestuar ka mbetur 32-vjeçari me iniciale A. M., banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ambienteve në pronësi të tij, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një a rmë zjarri automatik dhe fishekë l uftarakë.

Njoftimi i policise: Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”, për goditjen e veprimtarisë kr iminale në fushën e a rmëmbajtjes pa le je.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2. Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe fishekë luftarakë.

Vihet në pranga poseduesi. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe g oditjen e veprimtarisë k riminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, specialistët për Hetimin e Kr imeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinimi”, në kuadër të të cilit u vu në p ranga shtetasi:

– A. M., 36 vjeç, banues në Tiranë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ambienteve në pronësi të tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe f ishekë l uftarakë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close