Lajme

U zhvaste mijëra euro klientëve të Neptunit! Avdyli i fotografonte kartat e kreditit

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në një prej degëve të dyqaneve Neptun në Podujevë.

Një i ri është vënë në oranga nga Krimet Kibernetikr pasi dyshohet se u ka vjedhur klientëve të dyqanit të dhëna nga kartat bankare dhe i ka investuar në blerje kriptovalutash.

Avdyl Selimi fotografonte kartat e klientëve e më pas i zhvaste. Dëmi i përllogaritur ka shkuar mbi 5000€. Ai akuzohet për veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

NJOFTIMI , Në disa raste i dyshuari e ka marrë kartelën e bankës nga arkatarja dhe në mënyrë të fshehtë me telefonin e tij i ka fotografuar kartelat në të dy anët me qëllim që këto të dhëna pastaj t’i përdorë për përfitime materiale në mënyrë të kundërligjshme. Në këtë rast janë identifikuar disa të dëmtuar në disa banka të ndryshme të Kosovës, dhe dëmi i shkaktuar është disa mijëra euro.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close