Categories Lajme

U zhvillua në  Vlorë takimi përmbyllës i fushatës elektorale me gratë demokrate

U zhvillua në  Vlorë takimi përmbyllës i fushatës elektorale me gratë demokrate, qëndrestare dhe ato të atashuara së fundmi pranë selisë blu. Takimi i organizuar nga Lidhja demokrate e Gruas Dega Vlorë ka mbledhur dhjetra gra, mbështetëse të Partisë Demokratike në prezencë gjithashtu të kandidatëve për deputet të qarkut Vlorë si dhe Drejtuesin Politik Bujar Leskaj

 LDG Vlorë  u kujdes per  takimin përmbyllës me pjesëmarrjen e zonjave dhe vajzave vlonjate, të cilat si njëra nga shtyllat kryesore tek të cilat mbështetet PD, përgjatë kësaj fushate kanë dëshmuar qytetarinë, pozitivizmi, shpresën dhe bindjen tonë për ndryshim.

Kryetarja e LDG, Alta Haluci ka ftuar të gjithë nënat dhe vajzat në Vlorë që të votojnë Partinë Demokratike për të bërë ndryshimin në vend.

PD ka programin më të mirë dhe se 25 prill Shqipëria do të fitojë.

“Ftesa ime është për të gjitha nënat dhe motrat, bashkohuni me ne, bashkohuni në 25 prill, për të bërë ndryshimin e madh, për Shqipërinë drejt Evropës, për Vlorën drejt Evropës, me kryeministër Lulzim Bashën.”

Kandidatët Arbi Agalliu, Nada Daullja, Nada Meçorapaj kanë përshëndetur zonjat e pranishme dhe i kanë falenderuar për angazhimin e tyre në fushatën e 25 prillit. Kryetarja e parë e LDG, Vilhelme Vranari, ka evokuar rolin e zonjave vlonjate në proceset demokratike.

Barie Isufi ka përshëndetur të pranishmit, duke i falënderuar për qëndresën e tyre këto 8 vite të keqqeverisjes. Në përshëndetjen time falenderova për atmosferën e mrekullueshme, qytetare e pozitiviste që i dhanë fushatës dhe qëndresës sonë zonjat vlonjate.  I garantova se programi ynë ka në qendër familjen, shoqërinë, Shqipërinë, ka zonjat shqiptare, model dhe garanci për fitoren. Me shpresën, bindjen dhe besimin në fitoren në 25 prill zonjat vlonjate votojnë ndryshimin!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vjedhja e 462 mijë eurove të Alda Klosit, nënë e bir dalin në gjyq, çfarë ka vërtetuar Prokuroria

Prokuroria ka dhënë sot pretencën për Alda Klosin, pastrueses së saj dhe të birit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet rrjeti i prostitucionit me të mitura, mes vajzave 5 shtetase shqiptare

Greqia tronditet përsëri pas zbardhjes së në rasti të ri të prostitucionit të të miturve.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan do të blihet me 94.7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasuria ime”, Adriana Matoshi kthehet te fëmijët pasi mposhti tumorin për herë të tretë

Aktorja e njohur dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi mposhti me sukses, për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tmerri në Krujë, dyshohet se vajza e madhe ndihmoi nënën të hidhte foshnjën në lumë

Detaje të reja tronditëse dalin lidhur me ngjarjen horror në Krujë, ku një foshnje e…

LEXO ME SHUME