Categories Lajme

U zunë keq, i biri vetëm 15 vjeç i merr jetën nënës në mënyrë ç’njerëzore

Marrëdhëniet e tensionuara mes nënës dhe të birit duket se kanë qenë arsyeja e një ngjarje fatale në familje në Catania të Italisë, ndërsa prej kohësh mes tyre kishtë zënka të shumta.

Policia ndaloi për humbjen e jetës së 32-vjeçares Valentina Giunta, djalin e saj 15-vjeçar, i cili i ka shkaktuar humbjen e jetës të së ëmës në shtëpinë e saj në Castello Ursino, prej disa plagëve me mjet prerës.

Sipas asaj që mësohet, marrëdhënia mes nënë dhe djalit kishte kohë që ishte e tensionuar dhe ngjarja është kryer në kulmin e një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Trupi i Valentina Giunta u gjet nga policia në orët e vona të mbrëmjes dy ditë më parë. Punonjësit e policisë kishin ndërhyrë pas denoncimit të një familjari të viktimës.

Karabinierët u fokusuan menjëherë në një ‘pistë’ të brendshme brenda familjes dhe kryen hetime për partnerin e viktimës, i cili vitet e fundit ishte denoncuar për keqtrajtim nga gruaja, e cila më pas u tërhoq nga ankesa.

Mirëpo, burri është ndaluar nga policia për një tjetër ngjarje të ndodhur më parë në Sicili dhe s’ka lidhje me këtë që ndodhi tani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME