
Një nënë e zënë në kurth nga flakët në katin e tretë të një ndërtese është detyruar që ta hedhë fëmijën e saj të vogël nga dritarja për t’i shpëtuar jetën.
Të paktën 5 persona u detyruan që të hidheshin nga dritaret në një përpjekje të dëshpëruar për t’i shpëtuar flakëve, në Dallas, Texas
Mes tyre ishte edhe Shuntara Thomas e cila iu lut një të riu poshtë bllokut të apartamenteve që të kapte vajzën e saj të vogël, të cilën ajo donte ta hidhte nga dritarja.
Fëmijën e vogël e kapi, pa asnjë problem, 21-vjeçari Byron Campbell, i cili njoftoi pas incidentit se po i dridheshin duart nga frika se mos e rrëzonte foshnjën.
Pasi vajza shpëtoi, nëna deklaroi për mediat:
“Nuk doja që vajza ime të vdiste në atë zjarr, ai më tha që t’i besoja. Kështu, pa u menduar fare, thjesht e lëshova.”
Shuntara e falenderoi më pas 21-vjeçarin që i shpëtoi jetën:
“Nuk e kisha menduar kurrë se do ia hidhja fëmijën tim një njeriu komplet të panjohur, por gjithsesi unë e falënderoj atë, pa të fëmija ime nuk do ia kisha dalë.”