Categories Lajme

RENEA e 10-ta mes 41 forcave speciale në botë, pamjet nga gara në Dubai

UAE SWAT Challenge, 2022! Reparti Special RENEA, elita e Policisë së Shtetit, u rendit e 10-ta mes 41 forcave speciale nga e gjithë bota, në një garë ndërkombëtare të forcave speciale, që u zhvillua në Dubai.

Nga data 13-17 mars u zhvilluan garat policore SWAT Challenge 2022, me pjesëmarrjen e 41 ekipeve të forcave speciale nga e gjithë bota.

Për ekipin e RENEA-s është hera e parë që merr pjesë në këtë aktivitet, në një kohë që ekipet e tjera morën pjesë për të katërtin vit radhazi.

Paraqitja e ekipit elitë RENEA ishte dinjitoze. Që në ditën e parë, skuadra e RENEA-s u rendit në vendin e 10-të, duke lënë pas forca elitë europiane e botërore.

Tek ekipi i RENEA-s, komentatorëve u ra në sy shpirti i garës, kompaktësia e veprimeve taktike në grup, rezistenca, displina si dhe përgatitja e lartë fizike.

Garën e fundit, kalimin e Brezit të kalitjes, ekipi i RENEA-s e përfundoi me sukses, në një kohë kur 19 ekipe, nga 41 që ishin pjesëmarrëse, e ndërprenë garën në mes, pa e përfunduar atë, pasi nuk e përballuan ngarkesën e lartë fizike.

Edhe këtë garë, RENEA jo vetëm që e përfundoi, por edhe u rendit para shumë ekipeve të forcave speciale elitë të botës. #RENEA#krenariaePolicisëshqiptare#

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME