Kandidati i Demokratëve për president, Joe Biden dhe gruaja e tij kanë dalë negativë për koronavirusin e ri, njoftoi mjeku i tyre, Kevin O’Connor. “Zëvespresidenti Joe Biden dhe dr. Jill Biden iu nënshtruan testit PCR për COVID-19 sot dhe nuk u zbuluan gjurmë të virusit. Unë po e raportoj këtë në cilësinë time si mjeku i tyre”, tha ai në një deklaratë. Pak me herët, Biden i uroi shërim të shpejtë familjes Trump, nëpërmjet një postimi në llogarnë e tij në Twitter.
Categories
Lajme