Lajme

“Ujqërit” e Ukrainës në aksion, dalin pamjet. Si u përgatit sulmi ndaj autokolonës ruse

Forcat elitë të Ukrainës kanë publikuar një video në të cilën shfaqen duke u përgatitur dhe më pas duke sulmuar një autokolonë ruse. Në pamjet e publikuara shihet sesi ata që ndryshe quhen “ujqërit” qëllojnë nga larg tanqet e Rusisë njëri pas tjetrit.

Bashkë me videon e publikuar në llogarinë e saj në Facebook, Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të Ukrainës shkruan: “Ne kemi çdo të drejtë në këtë luftë.”

Një ditë më parë forcat ukrainase publikuan një tjetër video në të cilën shfaqej momenti i shkatërrimit të një tanku rus. Video tregon tankun që mbulohet menjëherë nga flakët pasi goditet nga një predhë. “Loja mbaroi! Shkruajnë ukrainasit bashkë me videon.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close