Categories Lajme

Ukraina bën thirrje për pozicion të barabartë në luftime

Gjenerali i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy, i ka thënë homologut të tij amerikan, Mark Milley se Ukraina ka nevojë urgjente për të barazuar forcën në luftimet me Moskën, në mënyrë që ta “stabilizojë” situatën në rajonin Luhansk në lindje të Ukrainës, pasi sulmet intensive të Rusisë kanë rezultuar me largim të forcave ukrainase nga fushëbeteja në Severodonjeck.

“Ne kemi diskutuar situatën operacionale dhe rrjedhën e ndihmës teknike ndërkombëtare”, ka thënë Zaluzhniy pas bisedës telefonike me gjeneralin amerikan.

Kievi ka pranuar ndihmë në vlerë të miliarda dollarëve nga partnerët e Perëndimit, prej kur Moska ka nisur sulmin e paprovokuar kundër Ukrainës më 24 shkurt.

Megjithatë, liderët ukrainas besojnë se duhet më shumë ndihmë, pasi Rusia është duke avancuar në rajonin lindor Luhansk. Më 24 qershor, kur lufta ka hyrë në muajin e katërt, forcat ukrainase janë urdhëruar që të largohen nga Severodonjecku, ku janë zhvilluar luftime të ashpra, dhe për pasojë qyteti është shndërruar në gërmadha.

Ukraina e konsideron tërheqjen si mundësi për t’u rigrupuar në pozicione të reja dhe për të shmangur numrin e viktimave, derisa Rusia e konsideron këtë zhvillim si fitore.

Rënia e Severdonjeckut, ku qindra civilë janë ende të bllokuar në një fabrikë të lëndëve kimike, e bën Lisiçanskun, qytetin e fundit të kontrolluar nga forcat ukrainase në rajonin Luhansk.

Një zyrtar ushtarak amerikan u ka thënë gazetarëve më 24 qershor se Uashingtoni nuk dëshiron të zbusë humbjet ukrainase, por që fitoret ruse duket se janë të kufizuara.

“Ajo çfarë po bëjnë forcat ukrainase është që po vendosen në pozicione ku mund të mbrohen më mirë”, ka thënë një zyrtar.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë më 25 qershor se “prej fillimit të qershorit, komanda e lartë ruse duket se ka hequr shumë gjeneralë nga pozitat kyçe për luftën në Ukrainë”.

Luftimet e ashpra nënkuptojnë që të dyja palët kanë çuar veten në limite, pasi Kievi vazhdimisht bën thirrje për më shumë armë të rënda nga Perëndimi, derisa Rusia përballet me vështirësi në dërgimin e personelit të kualifikuar në front të luftës.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. /REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME