Lajme

“Ukrainasit tre muaj në shesh në dimrin rus, shqiptarët fërkonin duart”, gazetari bën krahasimin e protestave të studetëve

Gazetari i njohur, Mentor Kikia me anë të një statusi në facebook, ka bërë krahasimin e protestës së studentëve në Shqipëri e cila nisi për heqjen e tarifës shtesë për provimet e mbaartura, me protestat e zhvilluara nga qytetarët ukrainas të cilët kërkonin orientimin e vendit të tyre drejt BE-së.

Kikia shprehet se, “Ukrainasit mblodhën rreth vetës popullin, qëndruan plot 3 muaj në sheshe nën një dimër “rus” . Luftuan, u vranë me dhjetra njerëz. Në fund fituan, presidenti u arratis nantën dhe vendi ndryshoj drejtim”.

Ai e krahason protestën e tyre në vitin 2013 me atë të studentëve në Shqipëri ku thotë se, “Studentët dolën në rrugë. Ishte më e madhja në 28 vjet. Kërkuan vetëm uljen e tarifave të shkollimit dhe ca kërkesa të tjera që lidhen vetëm me universitetin. Shumë pak qytetare dolën në mbështetje. Të tjerët fërkonin duart para televizorit dhe shpresonin, vetëm shpresonin”.

Gazetari shkruan se vendi me shkallën më të lartë të korrupsionit në Europë, ku paratë dhe prona publike zhvaten nga oligarkët me ligje të posaçme dhe me letra false, nuk ia dolëm dot të protestojmë.

Statusi i plotë:

Dy realitete dhe modestia jonë tragjike!

1- Fillimi dhe fundi i një proteste në Ukrainë, 2013: Studentët u ngritën kundër qeverisë dhe presidentit, që po ia bashkëngjiste vendin Rusisë dhe kërkuan orientimin drejt BE-së. Shpejt mblodhën rreth vetes tërë popullin. Qëndruan në sheshe plot tre muaj, nën një dimër “rus”. Luftuan, u vranë dhjetra njerëz. Në fund fituan, presidenti u arratis natën dhe vendi ndryshoi drejtim. 
2- Fillimi dhe fundi i një proteste në Shqipëri, 2018: Studentët dolën në rrugë. Ishte më e madhja në 28 vjet. Kërkuan vetëm uljen e tarifave të shkollimit dhe ca kërkesa të tjera që lidhen vetëm me universitetin. Shumë pak qytetare dolën në mbështetje. Të tjerët fërkonin duart para televizorit dhe shpresonin, vetëm shpresonin. Vendi pa sistem drejtësie, me shkallën më të lartë të korrupsionit në Europë, ku paratë dhe prona publike zhvaten nga oligarkët me ligje të posacme dhe me letra false, nuk ia dolëm dot të protestojmë. Ata që protestuan fituan vetëm heqjen e tarifës së provimeve bartëse dhe tarfiën 200 lekë që studentët paguajnë për të marrë vërtetime që vërtetojnë se janë studentë. 
Çfarë modestie tragjike!

Foto 1: Sheshi qendror i Kievit gjate protestes. Foto 2: Rruga para Ministrise se Arsimit ne Tirane gjate protestes. Foto 3: Sheshi qendror i Kievit gjate perleshjeve. Foto 4: Sheshi para kryeministrise ne Tirane, fundi i protestes.

Image may contain: one or more people, crowd, sky and outdoor

Image may contain: one or more people, crowd and outdoor

Image may contain: one or more people, sky and outdoor

Image may contain: one or more people and outdoor

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close