Categories Lajme

Ulen rastet në Shqipëri! Ja qyteti i vetëm…

Sot eshte dita me numrin me te ulet te rasteve te reja me koronavirus ne vend. Ministria e Shendetesise ka bere sot me dije se numri i te prekurve me koronavirus ne vend ka shkuar ne 948 persona. Dy rastet e reja te konformuara ne 24 oret e fundit i perkasin zones se Durresit. Ministria e Shëndetësisë: 2 raste të reja, shkon në 948 numri i të prekurve Sot numri më i ulët ditor i të prekurve që nga fillimi i epidemisë Dr. Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik

Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës në Shqipëri.
Në vend vazhdon prezenca e rasteve sporadike, prezenca e vatrave dhe nuk vërehet qarkullim i dendur në popullatë. Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme, mbështetur në identifikimin e rasteve të reja, hetimin aktiv të tyre dhe numrin e pacientëve që po trajtohen në spital.
Sot është dita me numrin më të ulët të rasteve pozitive të konfirmuara, që nga fillimi i epidemisë.
Janë testuar 168 qytetarë si të dyshuar si të prekur me Covid19 dhe kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë, në Qarkun Durrës. Të shëruar janë 12 qytetarë. Rastet e reja janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik aktiv në terren. Marrja në kohë e masave për distancimin fizik, vetëizolimi i ndërgjegjësuar, masat e higjienes personale dhe respiratore patën peshën kryesore ne shfaqjen e një kurbe epidemike të butë në vend. Deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë në të gjithë vendin 948 qytetarë. Prej tyre, rreth 77% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 190 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Në kushtet e lehtësimit të masave, zgjerimit të fashave orare të lëvizjes, heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të përgjegjshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, ndërsa bizneset duhet të zbatojnë protokollet strikte.

Qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.
Për informacion, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40. – Statistika (18 Maj 2020)
Testime totale 12722
Raste pozitive 948

Raste të shëruara 727 Raste Aktive 190 Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1) Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijonTiranë 69 Krujë 44 Durrës 31 Shkodër 15 Kamëz 12 Berat 10Fier 4 Elbasan 2 Kurbin 1 Mirditë 1 Korçë 1

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME