Categories Lajme

Ulet lehtë çmimi i vajit, grosistët: Zbutja nga importet e Ukrainës, por konsumi është në rënie

Çmimi i shitjes së vajit të lulediellit ka pësuar një rënie të lehtë në 375 Lekë/litër, nga 381 Lekë/litër që ishte më parë.

Pak ditë më parë Bordi i Transparencës vendosi heqjen e tavanit te çmimi i vajit të lulediellit, por mbajti të pandryshuar marzhin e fitimit 35 Lekë për importuesit, tregtarët e shumicës 2 Lekë dhe dyqanet e pakicës 4 Lekë/litër.

Grosistët e kontaktuar nga “Monitor” pohuan se tkurrja me rreth 1.6% e çmimit të shitjes me pakicë është ndikuar nga hapja e disa furnizimeve nga Ukrainë dhe Maqedonia e Veriut.

Tregtarët janë furnizuar nga Ukraina me vaj luledielli me çmim 315 Lekë/litër. Pavarësisht rënies së çmimit shqetësim për importuesit në këtë periudhë është rënia e shitjeve deri 50% krahasuar me vjet.

“Në këtë periudhë në treg po hyn vaj me çmime të ndryshme. Te rënia e çmimit të vajit kanë ndikuar importet e Ukrainës. Shumë tregtarë në këtë periudhë kanë kryer furnizime nga ky shtet me çmim 315 Lekë/litër. Importet nga Ukraina nuk janë të sigurta për shkak të luftës dhe nuk mund të parashikohet se sa do zgjasin. Bordi i Transparencës nuk ka më rol në mbajtjen në kontroll të çmimit të vajit, pasi të gjithë importuesit janë të interesuar të shesin produktin e tyre. Aktualisht nuk po shitet vaj. Konsumi i vajit është i ulët, për shkak të magazinimit të produktit nga familjarët dhe shitjeve të vajit me çmim më të lirë që hyn kontrabandë nga Maqedonia e Veriut. Në këtë shtet përpunohet vaji grexho që vjen nga Bullgaria dhe shumë sasi dalin kontrabandë”, pohoi një nga grosistët e vajit.

Disa importues arritën të siguronin sasi të limituara vaji nga Ukraina me çmim 340 deri 350 Lekë për litër edhe në muajin prill. Në këtë periudhë çmimi i vajit nga tregtarët e pakicës për konsumatorin shitej 385 Lekë/litër.

Në muajin maj për shkak të bombardimeve në pjesën Lindore të Ukrainës operatorët ndërprenë furnizimet nga ky vend. Furnizimet e Ukrainës zgjasin në treg për 1 muaj. Importuesit edhe më herët paralajmëruan se furnizimet e Ukrainës me çmim 40 Lekë më të lirë për litër, mbartin riskun e mos mbërritjes të ngarkesës për shkak të luftës.

Bizneset në Ukrainë për shkak të frikës të asgjësimit të rezervave të tyre tentuan të gjejnë rrugë eksportimi në formën e trans-shiping (kalimi nga bankerat e trenave nëpër botet të kamionëve të transportit drejt 3 shteteve që kufizohen me Ukrainën, si: Polonia, Hungaria dhe Rumania.

Sakaq vendimi i Bordit të Transparencës parashikon që çmimi i vajit do të përcaktohet i ndarë, duke marrë në konsideratë faturat e zhdoganimit dhe kostot operative të grosistëve që importojnë vaj të botiluar dhe atyre që importojnë vaj të përpunuar, por ambalazhimin e bëjnë në Shqipëri. Kjo do të sjellë që çmimet nga disa operatorë të jenë më të ulëta, kurse për të tjerë më të larta.

Pas nisjes të luftës, në tregun e shitjes me pakicë vaji i lulediellit ka pësuar rritjen më të lartë të çmimit në produktet e shportës ushqimore. Në muajin mars çmimi i vajit të lulediellit u tregtua 330 Lekë për litër nga 249 Lekë për litër që ishte në muajin shkurt (32.5% rritje). Pas kësaj periudhë çmimi u rrit edhe rreth 12% dhe arriti 370 Lekë për litër. Për 5 javë, nga fundi i muajit prill deri në fillim të qershorit, Bordi i Transparencës mbajti të pandryshuar çmimin e shitjes. / Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME