Categories Lajme

Ulet ndjeshëm vaksinimi i fëmijëve, ja përse…

Pandemia e koronavirusit ka bërë që numri i fëmijëve që vaksinohen, të bie ndjeshëm. Ky lajm u bë i ditur nga Kombet e Bashkuara. Rënia e imunizimit kundër difterisë, tetanozit dhe kollës së thatë gjatë katër muajve të parë të vitit ndodh për herë të parë në gati tri dekada. Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se vaksinat janë “një mjet jashtëzakonisht i fuqishëm i shëndetit publik”.

Programet e imunizimit në tri të katërtat e më shumë se 80 vendeve që i janë përgjigjur studimit të Kombeve të Bashkuara, janë ndërprerë, thanë OBSH-ja dhe UNICEF-i (Fondacioni për Fëmijë i OKB-së).
Sipas tyre, ndërprerjet kanë të bëjnë me mungesën e pajisjeve mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë, me kufizimet në udhëtime dhe me ngurrimet për të dalë nga shtëpia.

Deri në maj të këtij viti, së paku 30 fushata të vaksinimit kundër fruthit janë anuluar ose janë vënë në rrezik, thuhet në studim. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, përhapja e fruthit ka qenë në rritje para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

Në vitin 2018, 10 milionë njerëz kanë qenë të prekur nga fruthi dhe 140,000 kanë vdekur – shumica e tyre fëmijë. “Duhet ta parandalojmë përkeqësimin e mëtejshëm të vaksinimit, përpara se jeta e fëmijëve të kërcënohet nga sëmundje të tjera. Nuk mund ta tregtojmë një krizë shëndetësore për një tjetër”, tha shefja e UNICEF-it, Henriette Fore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME