Covid-19Lajme

Ulet numri i rasteve me Covid, 2 humbje jete dhe 39 raste në 24 orët e fundit

Sërish rënie të rasteve të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit nga 3400 testime, 39 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Ndërsa dy paciente kanë humbur jetën.

Numri i shëruarve ka qenë 976, ndërsa në total janë 123,081 persona që e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Njoftimi i ministrise se Shendetesise

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3400 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 39 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 8 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Devoll, Vlorë, Përmet, 2 raste në Durrës, Sarandë, Delvinë, Gramsh,1 rast në Krujë, Fier, Kurbin, Korçë, Mirditë, Gjirokastër, Tepelenë, Patos, Dropull, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 976 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 123,081 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 83 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 74-90 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: