Categories Lajme

Ulje e temperaturave dhe ndalim i reshjeve, parashikimi i motit për ditën e sotme

Sot, pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke bërë që reshjet të izolohen vetëm në zonat e thella malore ku do të ketë dëborë të pakët.

Ndërsa zonat e ulëta dhe ato bregdetare paraqiten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Duke qenë se masat e ftohta verilindore do të jenë prezente i ftohti do të ndjehet pothuajse në të gjithë vendin. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të mbizotërohen nga kthjellime dhe vranesira por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshem në mëngjes, por rriten në mesditë duke u luhatur nga -5°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtesinë 35 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e kosovës; do të paraqitet në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dëbores por sasia e tyre do të jetë e pakët. Problematikë e theksuar mbeten ngricat në akset rrugore si edhe rënia e temperaturave të ajrit. Parashikohet që mesdita dhe pasditja të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që të shfaqen intervale më kthjellime. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë gjatë natës dhe mëngjesin pas-ardhës.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do te dominohet nga vranësira dhe reshje dëbore ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe Lindore. Parashikohet që reshjet te vijojnë deri vonë pasdite kur pritet përmirësim i kushteve amtosferike duke sjellë ndërpreje të reshjeve dhe intervale të shkurta me kthjellime.

Prania e vranësirave të dendura dhe lagështirës të lartë në ajër do të bëjë që i ftohti të ndjehet në të gjithë MV. Temperaturat do të luhaten nga -2°C deri në 7°C.

Rajoni dhe Europa

Reshje të dendura shiu e dëbore, do të vijojnë në gadishullin e ballkanit ku herë pas here priten edhe rrebeshe. Po ashtu si pasojë e një qendre të fuqishme ciklonare në juglindje të Europës do të bëjë që brigjet e Egjeut të përjetojnë shira me intensistet të lartë dhe stuhi te forta ere.

Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët por i ftohtë të jetë dominant. Temperatura ekstremisht të ulëta do të regjistrohen në vendet e Europës Lindore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME