Lajme

Ulliri, naftë pa taksa për fermerët në buxhetin 2022

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca u ndal sot në një takim me fermerë prodhues, grumbullues e përpunues të ullirit, të cilëve iu zotua se kultura e ullirit do të jetë pjesë e skemës mbështetëse me naftë pa taksa, në buxhetin e vitit 2022 për fermerët.

“Jemi në mes të sezonit të ullirit e për këtë takova një zinxhir të organizuar fermerësh prodhues, grumbullues e përpunues për t’u njohur me ecurinë”, u shpreh ajo.
“Fermerët pohuan që edhe pse prodhimi i sivjetshëm ka qenë më pak në rendiment për shkak të ciklit të prodhimit, çmimi i mirë me mbi 120 lek/kg i ka ofruar atyre të ardhura më të mira”, tha Krifca.
Ajo takoi mes të tjerëve edhe Luanin, i cili me të birin po seleksiononte e përpunonte ullirin dhe kishte grumbulluar mbi 700 tonë nga i gjithë vendi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe:

Close
Back to top button
Close
%d bloggers like this: