Categories Lajme

Unaza e Re/ ARRSH nis procedurën e shpronësimit për 46 objekte

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përfunduar procesin e verifikimit dhe matjeve për 46 objekte që preken nga projekti i rehabilitimit të Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja.

Sipas ARRASH pronarët e këtyre objekteve, të shtrira përgjatë tre loteve të këtij segmenti kishin dorëzuar dosjet e dokumentave të pronësisë pranë institucionit dhe ARRSH në respektim të detyrimit ligjor ka kryer verifikimin dhe matjen në funksion të procedurës së shpronësimit. Aktualisht, ARRSH po bën gati dosjet e shpronësimit për këto objekte të para për ti përcjellë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë e më tej në Këshillin e Ministrave ku do të miratohet shpronësimi.

Gjithashtu Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje të gjithë banorëve të objekteve që preken nga projekti i Unazës së Madhe të Tiranës të paraqesin sa më shpejt dokumentacionin e pronësisë për të përfituar pa vonesa nga ajo çka përcakton ligji për rastet e shpronësimit.

Përndryshe, ARRSH njofton se do të zbatojë dispozitat ligjore duke i trajtuar si subjekte të cilat nuk disponojne dokumente pronësie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME