Lajme

Unaza e Re, banorët përplasen me Policinë

Banorët protetestues janë përplasur me Policinë bashkiake herët mëngjesin e sotëm, e cila ka marrë në mbrojtje punonjësit e bashkisë së Tiranës, që po tentojnë të heqin linjat elektrike në rrugë.

Raportohet se forca të tjera policie kanë ardhur në zonë. mësohet se një protestues është shoqëruar në komisariat.

Banorët, sikurse edhe dje, kanë dalë nëpër shi dhe nuk lejojnë të kryhen punime pa u kompensuar 100%. Në zonë dëgjohen thirrjet kundër kryeministrit: “Rama do ta ketë fundin e vet në ‘Astir’”.

Mbrëmë, dy familje u larguan nga Unaza e Re dhe u vendosën në banesa sociale. Bashkia i shembi shtëpitë e tyre. Sot shënohet dita e 24 -t e protestës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close