Categories Lajme

Unaza e Re/ I moshuari flet mbi gërmadhat: Dola t’ju tregoj letrat, mbi 50 policë u futën në banesë

Një nga banorët e zonës së Astirit, Astrit Billa, të cilit i është shembur shtëpia, në një intervistë për Fax News ka treguar momentin dramatik kur policia ka zbarkuar në banesën e tij për t’ja shembur. Billa shprehet se ishin rreth 50 policë dhe nuk i lajmëruan, farë. Sipas tij ai doli për ti treguar letrat, por policia zbarkoi në banesën e tij duke e shembur.

“E kisha me leje shtëpinë. Unë isha në ballkon.Policia e bllokoi rrugën këtu. Kur dëgjova për projketin dhe rrugën I thash projekti e ka tek pema, shtëpia ësjtë e legalizuar. Unë parimisht, sa erdha dola jashtë portës shtëpisë, mbi 50 policë u futën brenda. U paraqita letrat për lejen e ndërtimit, në kohën e Sali Kelmendit ne vitin 1993. E kam marrë 1 milionë e 500 mijë lekë lejen e ndërtimit. I kam letrat. Mora letrat dhe ua shpjegova, i tregova letrën e tokës të noterizuar.

Ato mu futën brenda në momentin që nxorra letra. Dhe më thanë duhet të shembet. Nuk jemi më rrugë të madhe se kemi shokë e njerëz. Nuk me kanë njoftuar se do të prishet shtëpia. Nuk na kanë lënë kohë as të largojmë materialet. Në moment u mbush me fadroma me polici, u grumbulluan me qindra policë. Nuk kisha më alternativë dhe reaguam me qetësi se çfarë do bëja isha i pambrojtur, fëmijët ishin strukur në një qoshe. Kaq ishte! Fëmijët u grumbulluan pasi ka ikur policia.

Personat që kanë insistuar për ta marrë, duhet tja vejnë gishtin mirë, se i kam të gjitha lejet. Këtu kush nuk guxon me hi në këtë vend, pa fjalë timen se do të marrë krej përgjegjësinë. Unë do të rrij jashtë. Askush në më ka thënë se ku do të rri. Më kanë zënë poshte orenditë. Kjo tonë është e notrerizume me dokumenta shteti.”- u shpreh Billa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME