
Nëpërmjet ‘Twitter’-it, Edi Rama përgëzoi familjet që preken nga projekti i Unazës së Re dhe që po largohen nga shtëpitë e tyre, duke përfituar sipas ligjit për banesat sociale ose me bonus qiraje.
Rama shkruan se këto familje po ndahen nga lukunia e SHQUP-it (PD-së).
Sipas kryeministrit, hesapet e Lulzim Bashës s’kanë lidhje me interesat e qytetarëve.
Megjithatë, banorët e Astirit reaguan më parë se përkundër video-s së shpërndarë nga Erion Veliaj mbrëmjen e djeshme, se dy banesa u shembën duke i hapur rrugë projektit, asnjë banesë nuk është shembur dhe asnjë nuk do të preket.
Përgëzime familjeve të Unazës së Re që po ndahen nga lukunia e Shqupit dhe po përfitojnë sipas ligjit,banesën sociale,bonusin e qerasë trevjeçare apo lekët e shpronësimit për interes publik🤝Hesapet e Lul Kadriut s'kanë lidhje me interesat e tyre, të Tiranës e Shqipërisë që duam pic.twitter.com/AH3zvc2eeA
— Edi Rama (@ediramaal) November 27, 2018