Categories Lajme

“Unazën e lashë në shtëpi”, u braktis nga e dashura, i riu nga Tirana i kërkon ndihmë policisë

Ndarjet janë të hidhura dhe të vështira. Në mënyrë të veçantë kur partneri ose partnerja zhduken pa dhënë asnjë shpjegim apo arsye.

Kështu i ka ndodhur në kryeqytet një të riu, i cili pasi u braktis nga e dashura, shkoi në polici dhe kërkoi jo vetëm adresën e saj, por siç kishte vepruar më herët edhe një e re, kërkoi ndihmë që oficerët ta bindnin që të kthehet me të.

Burime të Gazetasi.al, tregojnë se denoncimi u paraqit në komisariatin numër katër  nga shtetasi B.Q., i moshës 32 vjeç. I riu kishte zgjedhur si njeri të zemrës një 20-vjecare malazeze, me të cilën pas lidhjes së fshehtë, kishin vendosur që të bashkëjetonin.

“Ajo quhet Z.H., – pohon denoncuesi, sipas një burimi zyrtar të policisë, – dhe me këtë shtetase malazeze kam bashkëjetuar. Isha në punë kur ra zilja e telefonit dhe  në këtë moment kur e hapa, ishte e dashura. Duke biseduar, më tha: ‘Unë kam ikur nga shtëpia dhe unazën e kam lënë në shtëpi’”, – kujton pranë oficerëve i riu i braktisur.

Policia, duke iu referuar dëshmisë së tij, shtonse teksa vajza ia ka mbyllur telefonin, ai është përpjekur që të kontaktojë me të.

“Ajo ma hapi përsëri telefonin dhe e pyeta çfarë po bën kështu. Më tha vetëm kaq: ‘Unë po largohem, unazën e ke tek shtëpia’”. Në denoncimin e tij, i riu insiston se nuk ka asnjë dijeni për adresën e 20-vjeçares.

“Nuk e di ku mund të ketë shkuar dhe për më tepër nuk di arsyen se përse u largua”, – dëshmon B.Q., në Komisariatin numër 4, sipas burimeve policore që e administruan kallëzimin në datën 21 korrik.

I pyetur se prej sa kohësh njihet me shtetasen e huaj, i riu shton: “Kam dy muaj që njihem me të dhe për këtë gjë kam vënë në dijeni edhe prindërit, nuk kemi kryer celebrim, por vendosëm që të bashkëjetojmë“.

Agjentët e pyesin më tej: a keni patur konflikte ditët e fundit me bashkëjetuesen?

“Jo, asnjë konflikt dhe asnjë mosmarrëveshje, në asnjë moment nuk kemi pasur debate, – vijon ai. – Deklaroj se e kryej këtë kallëzim, pasi jam në merak për vendodhjen e saj, pasi që nga momenti që ka ikur nga shtëpia, nuk kam informacion për të”.

Pak muaj më parë, një histori e ngjashme braktisjeje u bë e ditur në polici dhe ky rast u bë publik nga Gazetasi.al. Një vajzë e re, iu drejtua policisë dhe kërkoi ndihmë prej agjentëve, pasi ishte braktisur nga i dashuri.

“Bëni çdo gjë që ai të rilidhet me mua, ai më do, por nuk e di pse më la”, – deklaroi asokohe e reja, që pavarësisht pretendimit dhe qëndrimit ish i dashuri nuk u bë i gjallë“.

“Ajo e denoncoi më pas ish-partnerin për përndjekje, por ajo që ne kuptuam ishte që vajza me profesion arkitekte, kishte probleme me depresionin e shkaktuar nga ndarja dhe për këtë arsye këmbëngulëm që të kontaktonte një psikolog” – thanë burime policore./Gazeta Si

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME