Categories Lajme

Partia Drejtësi integrim dhe Unitet Dega Vlorë organizoj një takim me KPR

Sot në qytetin e Vlorës aty ku Çamëria i ka rrënjët e thella PDIU Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet dega Vlorë zhvilloi një takim me KPR Klubin e Patriotëve të rinj ku i pranishëm ishte kandidati për deputet i PDIU-së në qarkun Vlorë Z Gëzim Ademaj me temën Votën time të parë ta jap ty Çamëri Kryetari i degës PDIU Vlorë Besmir Brahimi së pari falenderoi të rinjtë për pjesëmarrjen aktive në këtë takim dhe veçanërisht ata të rinj që iu bashkuan dhe u antarësuan sot në PDIU.Së dyti ai bëri 1 panoramë të situatës aktuale politike në qytetin e Vlorës.

Më pas shprehu se rinia është energjia,motori dhe karburanti i fushatës dhe beson se të rinjtë janë forca dhe e ardhmja në PDIU. Puen Bajrami koordinatorii KPR u shpreh se ndihej shumë krenar që ishte rritur që i vogël me frymën e patriotizmit si vallëtar i ansamblit çam dhe në vazhdim koreograf dhe koordinator i ansamblit.Pueni pohoi se aftësitë e tij do ti vendosi në shërbim të cështjes çame dhe amanetit të të parëve të tij.

Z Ademaj në fjalën e tij theksoi se do të jetë zëri i çamëve dhe i cështjes çame në parlamentin e Shqipërisë.Ai u kërkoi të rinjve mbështetje masive dhe u premtoi se do të jetë mbështetësi i tyre i pakursyer duke shprehur se jeta e tij do të vazhdonte në qytetin e Vlorës që të ishte sa më pranë elektoratit.

Arjol Shero ish kandidati për deputet dalë nga rradhët e KPRu shpreh se pavarësisht vështirësive dhe kushteve në të cilat u garua të gjithë kishim bërë një fushatë dinjitoze dhe emocionale pavarësisht rezultatit.Ai u kërkoi të të rinjve të vazhdojnë të vendosur përpara me frymën e kërkuar në nder të të parëve tanë.

Në fund të rinjtë ndanë opinione dhe u shprehën pse iu bashkuan PDIU-së. Unë do të votoj për PDIU së pari sepse kam gjak çam dhe së dyti sepse vota ime e parë duhet ti shkoj familjes shtëpisë tonë PDIU u shpreh një i ri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME