Categories Lajme

UNICEF krijon “klasën e pandemisë”, thirrje qeverive: Rihapni shkollat

Mbi 168 milionë fëmijë në botë kanë mbetur pa shkollë prej vitit të kaluar për shkak të pandemisë. UNICEF-i, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, instaloi këtë javë simbolikisht 168 banka boshe përpara selisë së OKB-së në Nju-Jork. Instalacioni me emrin “Klasa e pandemisë” synon të tërheqë vëmendjen e publikut për impaktin social.

“Në kulmin e krizës, të shpërthimit të pandemisë, 1 miliard e 600 mijë fëmijë patën vështirësi me shkollimin. Ky numër përbën 92 për qind të gjithë trupës globale të studentëve. Të tilla shifra as nuk do të imagjinoheshin përpara pandemisë, prandaj kjo krizë është e paprecedentë,” tha Robert Jenkins, shefi global i arsimit pwr UNICEF.

Robert Jenkins, drejtuesi i përgjithshëm i departamentit për arsimin në UNICEF, tregon se 14 vende në botë po i mbajnë mbyllur shkollat që nga marsi i kaluar. Shumica prej tyre ndodhen në Amerikën Latine dhe në Karaibe, në Afrikën Lindore e Jugore.

“Kemi parë nga pandemitë e mëparshme, siç ka qenë kriza e ebolës në Afrikën Perëndimore, se mbyllja e gjatë e shkollave rrit dukshëm, për shembull, përqindjen e shtatzënive mes adoleshenteve apo incidentet e dhunshme seksuale,” tha Jenkins.mUNICEF-i apelon për hapjen e menjëhershme të shkollave për të shmangur një katastrofë arsimore.

“Nga mbyllja e gjatë e shkollave impaktin më të thellë e vuajnë sidomos fëmijët në pozitat më të ulëta shoqërore. Ndaj u bëjmë thirrje të gjitha qeverive t’i rihapin shkollat. Dalja nga izolimi duhet të nisë me shkollat, në mënyrë të sigurt dhe me përkrahjen e gjithanshme institucionale,” shtoi Jenkins. Sipas agjencisë së OKB-së, 1 në 7 fëmijë në botë nuk kanë mundur ta ndjekin normalisht mësimin një vit, ndërsa 880 milionë fëmijë kanë përjetuar ndërprerje të plotë ose të pjesshme të mësimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME