Categories Lajme

Unioni i Gazetarëve reagon ndaj thirrjeve të ekstremistëve grekë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar me atë që poi ndodh së fundi në Lazarat, ku ekstremistët grekë kanë përdorur thirrje raciste ndaj shqiptarëve dhe gazetarëve që kanë qenë të pranishëm.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon thirrjet ekstremiste, fyerjet dhe dhunën verbale si dhe pengimin e gazetarëve të mediave në ceremoninë mortore që u organizua sot në fshatin Bularat të bashkisë së Dropullit

Deklaratë e UGSH-së:

Agresiviteti dhe thirrjet ekstremiste te qytetarëve grekë dhe disa minoritarëve në Bularat ndaj gazetarëve, janë shkelje e lirisë dhe kërcënim për shkak të detyrës

Tiranë më 8.11.2018

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon thirrjet ekstremiste, fyerjet dhe dhunën verbale si dhe pengimin e gazetarëve të mediave në ceremoninë mortore që u organizua sot në fshatin Bularat të bashkisë së Dropullit, për qytetarin K.Kacifas, i cili u vra në përballje me forcat speciale të policisë. Agresiviteti i qytetarëve të ardhur nga Greqia si dhe disa personave ekstremistë me origjinë greke ndaj reporterëve të mediave shqiptare, gjatë ceremonisë së sotme, është një rast pa precedent. 
UGSH denoncon këto sjellje, pengimin e gazetarëve në detyrë ai dhe gjithë veprimet provokative të ekstremistëve nacionalistë grekë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u bën apel gjithë kolegëve që u përballën me këta individë në krye të detyrës dhe që kanë fiksuar momente të këtyre sjelljeve agresive, t’i publikojnë ato dhe organizata jonë u drejtohet institucioneve ligjore për vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë agresorëve dhe penguesve të reporterëve.
UGSH apelon pranë organizatave të gazetarëve në shtetin fqinj, në Greqi, për reagime solidare. Organizata jonë u drejtohet organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe të mbrojtjes së lirive themelore, të denoncojnë këtë agresion të pashëmbëllt të ekstremistëve nacionalistë të ardhur nga një vend, në një shtet tjetër. Kërkojmë nga institucionet vendore të Dropullit, subjektet politike dhe përfaqësuesit e minoritetit grek në Shqipëri tê distancohen nga sjellje dhe agresione të tilla nacionalistësh esktremistë mbi gazetarët shqiptarë. Veprime dhe agresione të tilla janë shkelje të rënda ligjore, ato jo vetëm provokojnë, por krijojnë klimë negative në bashkëjetesën greko-shqiptare.

Zyra e shtypit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME