Lajme

Universitetet bëhen gati për të pritur studentët

Rektori i Bujqësorit: Në fillim të vitit kishim trysni prej tyre për t’u kthyer, tani po hasim rezistencë Pas më shumë se 6 muaj mësim online, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që studentët të kthehen në mënyrë të pjesshme në auditor, për konsultime dhe për sezonin e provimeve. Ky vendim është mirëpritur nga stafet akademike.

Sipas Rektorit të Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, kthimi në universitet tashmë është më i sigurt dhe nga ana shëndetësore, sepse pedagogët që në muajin Mars kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid.

Ndryshe nga fillimi i vitit akademik që kishte presion nga studentët për të kthyer në auditor, tani po ndodh e kundërta. Pas mesit të muajit Maj studentët  pritet të kthehen në universitet për të ndjekur praktikat mësimore ndërsa leksionet do të vijojnë online.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: