Tani po mendojnë se flota e re vërtet është ‘ters’. Brenda javës autobusi i katërt jeshil është “ngulur” ditën e sotme pranë Qytetit Studenti.
I pari ra në Lanë, i dyti mori para stacionin e pasagjerëve, të tretin e shtynin me dorë disa qytetarë, ja dhe i katërti merr para rrethrrotullimin.
Ekspertët po ngrenë pikëpyetje rreth sigurisë teknike të autobusëvë jeshilë, dhe kjo situatë duhet vlerësuar seriozisht para se të ndodhë ndodnjë fatkeqësi.
Aksidentet me urbanë po ndodhin masivisht në Tiranë. Dy ditë më parë, një autobus i linjave urbane ka shfaqur probleme dhe dy persona dolën ta shtynin.
Pak ditë më parë një autobus i linjës së Unazës u përplas me një ‘Benz’ dhe të dy mjetet përfunduan në lumin e Lanës.
Të lënduar pati, por ngjarja mund të ishte kthyer në tragjedi. Një tjetër urban u përplas me stacionin pranë Bulevardit të ri.