Lajme

Urdhri i Lleshajt: Inspektorët e policisë mbi 27 vjeç me 5 vite eksperiencë pune do ngrihen në detyrë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shpërndarë një urdhër për komisariatet e Policisë në vend për të përzgjedhur 10 inspektorë që mund të përfitojnë më pas ngritje në detyrë. Në urdhrin që ka mbërritur në komisariate listohen 6 kritere, mes të cilëve edhe mosha nga 27 deri në 35 vjeç ndërsa nga ana tjetër edhe një eksperiencë profesionale mbi 5 vite punë. Ky kriter përjashton nga gara të gjithë inspektorët mbi 35-vjeç pavarësisht eksperiencës shumë-vjeçare profesionale.

ABC ka siguruar pikërisht shkresën që ka mbërritur në Komisariatin e Kavajës ku theksohet se ky hap ka për qëllim promovimin e punonjësve të policisë të cilët kanë rezultate të mira dhe performancë të mirë profesionale gjatë karrierës së tyre.

“Nisur nga domosdomshmëria e promovimit të punonjësve të policisë të cilët kanë rezultate dhe performancë të mirë profesionale gjatë karrierës së tyre policore me qëllim ngritjen e tyre për ecuri në karrierë. Nga ana juaj përzgjidhen 10 punonjës policie me gradën Inspektor për ngritjen në karrierë .

Gjatë procesit të përzgjedhjes së punonjësve të policisë do të kemi parasysh kërkesat si më poshtë:

-Të ketë rezultate të mira në punë -Të ketë gradën policore “Inspektor” -Të ketë aftësi fizikisht dhe të përmbushë përgjegjësinë dhe detyrat që i ngarkohen -Të ketë aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve -Të ketë mbi 5 vite punë si punonjës policie  -Të jetë i moshës 27 deri në 35 vjeç”, thuhet në urdhër./mv.abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close