Categories Lajme

”Urë njerëzore” për të realizuar pelegrinazhin në kishën 900-vjeçare

Rrënojat e kishës së “Shën Gjinit” në kufirin territorial mes Shkodrës dhe Malësisë së Madhe në fshatin Gruemirë, mbledhin çdo të martë me qindra besimtarë katolikë. E ndërtuar në shekullin e XII nga etërit e Bendiktit, fillimisht ka shërbyer si manastir. ”Ky vend i shenjtë është i rëndësishëm sepse besimtarët gjatë komunizmit vinin fshehurazi për t’u lutur. Rëndësia ka të bëjë me rrënojat e abacisë benedektine, që sipas studiuesve është 900-vjeçare”, thotë Dom Nikolin Shëldija, prifti i zonës.

Ardhja deri në këtë vend të shenjtë ka mjaft mundime për besimtarët dhe vizitorët. Ata janë të detyruar të kalojnë një përrua duke mbajtur edhe njerëz në supe për të mundësuar faljen dhe lutjet e tyre pranë rrënojave të kishës së Shën Gjinit. Dom Shëldija dhe besimtarët kërkojnë që pushteti lokal të investojë një urë të vogël që t’u mundësojë kalimin normal drejt këtij vendi të shenjtë.

”Për vite të tëra jemi munduar që gjithçka të rregullohet, kemi ngritur zërin, por ka ikur në vesh të shurdhër. Ju po shihni vetë sakrificat që bëjnë besimtarët, duke mbajtur njerëzit mbi supe. Njerëzit janë bërë urë kalimi”. Gërmadhat e kësaj kishe dhe çdo gjë që sot ndihet në këtë vend është ruajtur nga familjet myslimane të zonës, që asnjëherë nuk kanë lejuar tjetërsimin e saj në favor të banorëve të ardhur, apo edhe gjatë regjimit komunist.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME